Dalin sot për të marrë masën e sigurisë nga Gjykata e Posaçme, 18 personat e arrestuar nga SPAK dhe Policia e Shtetit në kuadër të operacionit “Golden Bulletë”, që hodhi dritë mbi vrasjet dhe ngjarjet kriminale më të rënda të ndodhura vitet e fundit në vend. Operacioni u shtri në katër qarqe, siç janë Tirana, Elbasani, Durrësi dhe Lezha.
Nëntë të arrestuarit gjatë operacionit janë:
Ardjan Uzuni, 56 vjeç
Leonard Palushi, 41 vjeç
Gentian Sharra, 48 vjeç
Fatos Gosa, 54 vjeç
Florenc Çekrezi, 35 vjeç
Petrit Qoli, 51 vjeç
Agron Qoli, 52 vjeç
Agron Qafa, 48 vjeç
Asllan Plaku, 30 vjeç
Nëntë të akuzuarit që janë në qeli:
Nuredin Dumani, 35 vjeç
Henrik Hoxhaj, 40 vjeç
Altin Ndoci, 35 vjeç
Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç
Skerdi Tasi, 31 vjeç
Elvis Koçi (Çaushllari), 30 vjeç
Ilirian Feci, 47 vjeç
Enver Diva, 43 vjeç
Besjan Xhixha, 31 vjeç
Operacioni i koduar “Golden bullet” u krye nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me SPAK-un dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Lezhë.
Në operacion u përfshinë forcat speciale RENEA, FNSH, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoria Kundër Krimeve ndaj Personit e Pasurisë, Drejtoria Hetimore, si dhe Drejtoritë Vendore të qarqeve që përmenda.
Nga ky operacion që u drejtua nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit u kapën 9 persona, ndërsa 9 të tjerët janë arrestuar më parë, për vepra të ndryshme penale.