Aftësia për të “fikur” punën në smartphone-in tuaj, sidomos kur shumica prej nesh po punojnë nga shtëpia, është shumë e nevojshme. Është mjaft mirë që po shohim kompani të mëdha si Google që po e bëjnë gjithnjë e më të përshtatshëm software-in e tyre për shumicën e njerëzve, pasi përdorimi i dy smartphone-ve njëkohësisht nuk është tepër praktik.
Google tregon gjithashtu se po punon me Ping, Okta dhe Forgerock për të përmirësuar sigurinë kur përdoruesit aksesojnë përmbajtjet e kompanisë. Kompania kërkon që përdoruesit të autentikohen në sistemin Custom Tabs në vend të WebView, duke e bërë eksperiencën më të shpejtë për to.
Fokusimi në sigurinë vjen me kërkesat e rekomanduara nga Android dhe bën të mundur që kompanitë të pajisen me shërbimet e reja shumë shpejt. Google ofron gjithashtu një çmim prej $250,000 nëse ju gjeni një dobësi në smartphone-t Pixel që përdorin softëare-in e Google për biznese.
Përmes këtyre hapave Google po mundohet të implementojë një sistem hibrid pune për të gjithë përdoruesit.