Raportimet e fundit tregojnë se Googleka paguar shuma të mëdha parash për të ruajtur dominancën në treg të Play Store. Këto para i shkuan prodhuesve të smartphone-ve Android dhe developers për t’u siguruar se ato uk do të lejojnë instalimin e aplikacioneve përmes dyqaneve të palës së tretë.

Në fillim të 2019, Google lançoi “Premier Device Program” që i dha prodhuesve të smartphone-ve një pjesë më të madhe të përfitimeve nëse ato do të bllokonin përdorimin e dyqaneve të palës së tretë në pajisjet e tyre.

Bashkë me mos instalimin e dyqaneve të palës së tretë, Premier Device Program ndaloi gjithashtu instalimin e APK-ve. Në këtë mënyrë përdoruesit kishin ngelur me vetëm Play Store si zgjedhjen e vetme për instalimin e aplikacioneve. Këto informacione u mësuan nga dokumentet e paredaktuara nga beteja gjyqësore mes Epic dhe Google.

Në këto dokumente Epic Games tregoi se programi nuk është bërë publik pasi kompanitë pjesëmarrëse kanë nënshkruar një kontratë konfidencialiteti që i ndalon ato të flasin në publik rreth kontrates pa miratimin e shkruar të Google.

Pjesëmarrësit në këtë program përfituan 12% të përfitimeve nga Google Search, bashkë me 8% që e kishin nga kontrata paraprake. Kompanitë si LG dhe Motorola përfituan dhe 3-6% të përfitimeve që vinin nga shpenzimet që përdoruesit bënin në Google Play Store