Pamjet e para të Android 13 developer preview sapo janë prezantuar, duke bërë të ditur se cilat do të jenë fushat e fokusimit të Google për këtë update madhor.

Shërbimet e reja të përfshira në këtë developer preview janë opsionet e shtuara në personalizimin e pamjes së home-screen, shërbimet e sigurisë dhe shumë update të reja back-end. Këto preview janë publikuar më tepër për zhvilluesit e aplikacioneve, prandaj rekomandohet që të mos e instaloni këtë version deri sa ai të jetë në një gjendje më të qendrueshme.

Untitled.0.webp

Pas fokusimit të Android 12 në temat e personalizueshme të Material You, Android 13 po e zgjeron këtë shërbim me “Themed icons”, që sjell një diferencë të madhe në estetikën e home-screen, duke u përshtatur me wallpaper-in tuaj.

themed_app_icons.gif

Gjithashtu Google po punon për sjelljen e disa ndryshimeve në mënyrën se si Android siguron lejet për aplikacionet. Një kategori për përzgjedhjen e fotove do të lejojë përdoruesit të shpërndajnë foto apo video me një aplikacion të caktuar, pa patur nevojë për të aktivizuar lejen e leximit të të gjitha fotove që gjenden në galerinë tuaj nga aplikacioni.

picker_multi_highres.gif

Do të ketë dhe ndryshime të tjera të cilat nuk janë dhe aq të dukshme në përdorimin e përditshëm, si përshembull një leje e re për Wi-Fi e cila do të lejojë aplikacione të ndryshme të lidhen me pika Wi-Fi pa patur nevojë për përdorimin e vendndodhjes.

Google thotë se sipas parashikimeve të tyre, Android 13 do të jetë tërësisht i qëndrueshëm rreth muajve qershor – korrik.