Një bandë të rinjsh shqiptarë është ndaluar nga policia italiane. Raportohet se në pranga kanë rënë 2 shqiptarë dhe 1 maroken.
Të rinjtë në bashkëpunim me njëri tjetrin kryenin grabitje të ndryshme, ku rasti më flagrant ishte grabitja e një 17-vjeçari italian. Ngjarja ndodhi në parkun publik të Carbonera. 17-vjeçari italian po qëndronte me të dashurën e tij, ku “bosi” shqiptar i bandës, vetëm 18-vjeç iu afruar dhe më pas erdhën edhe shqiptari tjetër 20-vjeç dhe marokeni 19-vjeçar.
I riu italian tentoi të ikte, por u ndalua nga njëri prej anëtarëve të bandës i cili e goditi me grusht në kokë dhe më pas të rinjtë e tjerë i morën gjithçka kishte në xhepa.
Denoncimi për shqiptarët u bë në polici të cilët duke parë edhe kamerat e sigurisë, mundët që të identifikojnë tre personat agresiv. /abcnews.al/