Autopsia e kryer nga dr. Vincenzo Caruso ka zbuluar se personi i cili kishte hyrë në vilën e pronarit italian për të vjedhur dhe më pas ishte qëlluar nga ky i fundit kishte qenë shqiptar dhe jo rumun.

Hetimet e koordinuara nga zv.prokurorja Dr. Marina Marra kanë bërë që hetuesit të identifikojnë hajdutin me emrin e vërtetë Xheleshi Arbër nga Shqipëria dhe jo si në dokumentin fals që iu gjetku përcaktohej si shtetas rumun. 38-vjeçari tashmë është i njohur në polici për krime të tjera, ndaj është bërë i mundur gjurmimi i identitetit të tij të vërtetë.

Xheleshi Arbëri u zbulua së bashku me bashkëpunëtorët e tij brenda vilës së Santopadres, në të cilën kishte hyrë fshehurazi për të bërë një vjedhje. Në ikje e sipër, Arbëri ishte kthyer më pas në drejtim të Sandro Fiorellit, pronarit të shtëpisë, me krahun e djathtë të ngritur dhe një pistoletë fort në dorë.

Fiorelli, duke mos qenë në gjendje të imagjinonte se kjo mund të ishte një armë zjarri bosh, qëlloi me pushkën e tij të gjahut që përmbante 12 plumba, për të mbrojtur veten dhe djalin e tij që ndodhej menjëherë pas tij.