Persona ende të paidentifikuar kanë grabitur këtë të premte, banesën e një 73-vjeçari në Ampelokipi në Greqi.
Dyshohet se autorët kanë grabitur bizhuteri me vlerë 2 milion euro. Ndërkohë policia bën me dije se ka marrë shenjat e gishtërinjve në magazine.
73-vjeçari tregon se bizhuteri ishin të vendosura në magazinën e banesën, në të cilën thotë se kishte rreth 10 ditë që nuk kishte shkuar për ta kontrolluar.
Sakaq hetimi i çështjes është marrë nga Departamenti i Sigurisë i Ampelokipi, ndërsa bëhet me dije se gjithashtu po hetohet nëse është e vërtetë që vlera e bizhuterive ishte 2 milion euro, shkruajnë mediat greke.
