Një dyqan i orëve luksoze Rolex në ‘zemër’ të Athinës ka rënë sot pre e grabitjes me maska. Mediat greke raportojnë se 18 orë të rralla. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30.

Duket se grabitësit e Rolex kanë përfituar nga largimi i një klienti, duke gjetur të hapur derën e sigurisë dhe kanë hyrë në dyqan, sipas asaj që punonjësi ka dëshmuar në polici.

Pasi i janë afruar punonjësit të sigurimit, e kanë rrahur, e kanë imobilizuar dhe kanë hyrë në dyqan.
Grabitet dyqani i orëve Rolex në zemër të kryeqytetit,

Njëri nga katër banditë ka kërcënuar me pistoletë shitësen, ndërsa të tjerët kanë rrëmbyer 18 orët e shtrenjta.

Policia do të bëjë regjistrimin e detajuar të sendeve të vjedhura. Hetimin e ka ndërmarrë Drejtoria e Vjedhjeve të Sigurimit të Atikës, e cila në të kaluarën ka “zbërthyer” grupe të mëdha kriminale që “goditën” argjendaritë, qoftë edhe të karakterit ndërkombëtar.

I çuditshëm është fakti që katër personat me maska dhe të armatosur kanë vënë në shënjestër dyqanin e vendosur në një nga katër rrugët më qendrore të qendrës së kryeqytetit  grek dhe në mes të sezonit festiv.

Domethënë në një periudhë kur qendra e Athinës është plot me njerëz. Dyqani ndodhet përballë Parlamentit të vjetër në rrugën Kolokotroni.

Grabitet dyqani i orëve Rolex në zemër të kryeqytetit,

Veprimet e tyre tregojnë se kemi të bëjmë me profesionistë. Ata “goditën” me lëvizje të shpejta, morën sendet e vjedhura dhe u zhdukën nga rrugët e patrulluara nga forcat e EL.AS.

Ata e dinin që rrugët e Athinës janë plot dhe për këtë arsye përdorën motorë për arratisjen e tyre.

Një tjetër fakt interesant është se orët e vjedhura kanë kode serie që i bëjnë ato “unike”  dhe personi që i vjedh nuk mund t’i shesë ato.

Vlerësohet se autorët kanë qenë në dijeni të këtij fakti dhe kështu policia konsideron se ka të bëjë me “profesionistë” që mund të kenë mënyra të tjera “likuidimi”.

Ata kishin me vete një çekiç (ndoshta për thyerjen e vitrinave të bizhuterive), i cili u gjet nga policia në dyqan.

Nga policia vijon operacioni për identifikimin e anëtarëve të grabitësve, pa përjashtuar skenarin që të jenë grabitës të “importuar”.

Grabitet dyqani i orëve Rolex në zemër të kryeqytetit,