Burime të Panorama nga policia bënë me dije se një person kërcënoi punonjësen e Postës Shqiptare dhe ka arritur të marrë një sasi lekësh.

“Panorama” mëson se ngjarja ka ndodhur këtë të hënë rreth orës 14:20, në Kamëz, përballë gjimnazit “Ibrahim Rugova”, ku një person që mbante kapuç në kokë, si dhe dyshohet se kishte një pistolete te vogël lodër në dorë, është futur në Postë dhe i ka marre sportelistes nje sasi lekesh rreth 100 mije leke te reja, ose 1 milion te vjetra.

Mësohet se autori është larguar më pas në këmbë.

Në vendngjarje janë shërbimet e policisë dhe po bëhet krehja e zonës, dhe kqyrja e kamerave për te bere te mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.04.2022, rreth orës 14:20, në Kamzë, një person ende i paidentifikuar, i maskuar me kapuç dhe mbante një send të dyshuar si pistoletë, është futur në filialin e Postës Shqiptare, ka marrë një shumë parash dhe është larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e tij.