Rreth orës 23:00 të së hënës, dy persona të armatosur kanë kryer një grabitje në një pikë karburanti në vendin e quajtur Semës,në njësinë administrative Qendër, rreth 1 kilometër larg qytetit të Librazhdit.
Autorët kanë kërcënuar punonjësit me armë zjarri dhe janë larguar nga vendngjarja duke marrë një shumë te konsiderueshme parash. Menjëherë pas sinjalizimit, Policia e Librazhdit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan,ka ndërmarrë veprime të shpejta dhe profesionale, duke arritur në një kohë rekord të identifikojë dhe kapë autorët e dyshuar të kësaj grabitjeje.
Të dy personat janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim. Ata janë identifikuar si banorë të qytetit të Elbasanit. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për të verifikuar nëse autorët janë të përfshirë në ngjarje të tjera kriminale.Të dy personat janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim. Ata janë identifikuar si banorë të qytetit të Elbasanit. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për të verifikuar nëse autorët janë të përfshirë në ngjarje të tjera kriminale.