Paul Pogba ka përjetuar një mbrëmje të tmerrshme pas ndeshjes së Champions League kundër Atletico Madrid. Hajdutët janë futur në shtëpinë e tij, kur fëmijët kanë qenë në gjumë dhe vetë ai po luante në fushën e blertë.

Pogba në rrjete sociale shkruan: “Mbrëmë ndodhi makthi më i keq i familjes sonë, pasi shtëpia jonë u grabit ndërsa fëmijët tanë flinin në dhomën e tyre të gjumit. Hajdutët ishin në shtëpinë tonë për më pak se pesë minuta, por në atë kohë ata na morën diçka më të vlefshme se çdo gjë që kishim në shtëpinë tonë… ndjenjën tonë të sigurisë.

Kjo ndodhi në momentet e fundit të ndeshjes së mbrëmshme, kur e dinin që ne nuk do të ishim në shtëpi. Unë dhe gruaja ime nxituam në shtëpi pa e ditur nëse fëmijët tanë ishin të sigurt apo të padëmtuar.

Si baba nuk ka ndjenjë më të keqe në këtë botë sesa të mos jesh atje për të mbrojtur fëmijët e tu dhe sinqerisht shpresoj se askush nuk duhet të ndiejë atë që ndjeva atë natë. Për këtë arsye unë do të doja të ofroj një shpërblim për këdo që ka një informacion për të na ndihmuar”. /