Dy të rinj janë ndaluar nga policia pasi kanë grabitur banesën e një 55-vjeçari në Dibër.
Sipas informacioneve nga policia, 22-vjeçari D.B dhe 26 vjeçari S.B., të dy banues në Peshkopi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer më herët grabitjen e banesës së një 55-vjeçari në fshatin Laçes.
Informacion-Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e vjedhjeve të pronës të ndodhura më parë, si dhe kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, kanë organizuar punën dhe si rezultat u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i vjedhjes së një banese dhe ndalimi i shtetasve :
-D.B., 22 vjeç, S. B., 26 vjeç banues në Peshkopi.