Një grabitje ka ndodhur në një pikë karburanti në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Vaqarr, në afërsi të Urës së Beshirit.

Dy persona të paidentifikuar kanë vjedhur me dhunë xhiron ditore dhe më pas janë larguar. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre./abcnews.al