Sot në “E diell”, u diskutua për skandalin më të bujshëm të momentit, lidhjen e Teas me Beartin, një lidhje që u zbulua fill pasi Tea doli çift nga “Përputhen” me Andin.

Gjatë debatit, Graciano shpërtheu ndaj Teas duke e quajtur diçka të ndyrë veprimin e saj teksa krahasoi atë me Anën 1.

“Doja të krahasoja Anën dhe Tean. Ana ishte personi më real, më moskokëçarës, ka thënë çdo gjë, llafe turpi. Kurse Tea dukej zonjë, e edukuara e dheut, e kulluara e shekullit. Ndërkohë të gjithë shanin Anën, ajo ishte e keqja, ndërsa Tea që rrinte këmbë përmbi këmbë dhe vetëm se ishte me sy bojëqielli dhe e lezetshme, ishte e mirë. Kamuflazhi është gjëja më e ndyrë që një njeri mund të bëjë. Jemi në 2021, njeriu ka të drejtë të dashurojë. Tea mund të dilte ta tregonte dhe jo ta kamuflonte deri ditën e fundit kur u kap me presh në duar”, tha Graciano

Expres