zbardhur detaje të reja lidhur me arrestimin e 3 shtetasve të huaj që u kapën në Gramsh, të dyshuar si spiunë rusë.

Burime për gazetarin e Abc, Aldo Kozarja, bëjnë me dije se njërit prej të arrestuarve, 24-vjeçarit ukrainas Fedir Alpatov, në çantën e sekuestruar veç sendeve të tjera i janë gjetur edhe tre bidona me vrimë të shpuar.

Referuar të dhënave të policisë, por edhe rasteve të mëparshme gjatë aksioneve të uniformave blu nëpër banesa, rezulton se bidonat mund të jenë përdorur për konsumimin e lëndëve narkotike.

Kujtojmë që pasditen e 20 gushtit pranë Uzinës së Përpunimit të Armëve në Gramsh, u pikasën 3 shtetas të huaj të cilët po tentonin të hynin fshehurazi në godinë.

Dy ushtarakët shqiptarë Ardjan Xhaka dhe Ardi Bici, janë afruar dhe ju kanë kërkuar të largohen, por në këtë moment ka ndodhur një përplasje fizike mes tyre dhe shtetasve rusë, ku njëri prej tyre ka përdorur sprajj paralizues duke lënduar dy ushtarët shqiptarë.

Pas ngjarjes dy ushtarakët janë dërguar pra trajtim mjekësor në spitalin e Traumës, ndërsa 3 shtetasit e huaj janë arrestuar.

Tre shtetasit e huaj kanë dalë sot para gjykatës në Elbasan e cila ka vendosur masën arrest me burg.

Ndër akuzat e Prokurorisë së Elbasanit është dhe ajo e spiunazhit.

/Abcnews.al/