Një zjarr i fuqishëm ka rënë pasditen e se dielës në njësinë administrative Tunjë të Gramshit dhe në një fshat në kufij me Beratin. Forcat zjarrfikëse kanë arritur të izolojnë flakët në Gramsh, por si pasojë e zjarrit janë djegur disa hektarë pyje dhe toka të mbjellura me arra. Nga rënia e zjarrit janë djegur një numër shumë i madh dru arrore, siperfaqja e djegur arrin deri në 10 hektarë.