Shtetasi E.L., 19 vjeç, është arrestuar në flagrancë në banesën që kishte hyrë për të vjedhur. Të riut, banues në fshatin Bresnik, gjatë kontrollit fizik i janë gjetur një orë floriri dhe 4 varëse që kishte vjedhur në banesë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë, kapet në flagrancë në banesën që kishte hyrë për të vjedhur, një 19-vjeçar. Sekuestrohen një orë floriri dhe 4 varëse që ky shtetas kishte vjedhur në këtë banesë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast vjedhjeje në një banesë në fshatin Bresnik, kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë, me qëllim kapjen e autorit.
Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të Policisë, u kap në flagrancë brenda banesës, në fshatin Bresnik, shtetasi E. L. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën një orë floriri dhe 4 varëse që ai i kishte vjedhur në këtë banesë.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi E. L., 19 vjeç, banues në fshatin Bresnik, për veprën penale “Vjedhja”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.