Gramsh

Qarkullonte me një automjet të vjedhur, ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim, për vjedhje të një celulari, një shtetaseje, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari.

32-vjeçari me precedent të mëparshëm penal për vjedhje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, si dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me strukturat e Policisë së Tiranës dhe Beratit, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim:

  • S. K., 32 vjeç, banues në Kuçovë.

32-vjeçari lokalizua në Gramsh, ndërkohë që qarkullonte me automjetin tip “Volkswagen”, të dyshuar të vjedhur në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se:
-më datë 23.05.2025 ka vjedhur në rrugën “Jordan Misja”, Tiranë, automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetases A. D.;
-më datë 28.05.2025, në Dimal, i ka vjedhur celularin, një shtetaseje.

Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga strukturat e policisë Tiranë dhe Berat.