Tragjike në Gramsh, babai me dy djemtë dhe nipi dyshohet se janë mbytur në Liqenin e Banjës.
familjarët kanë bërë denoncimin. Palombarët dhe RENA janë nisur në vendin e ngjarjes për të kontrolluar dhe gjetur trupat e personave që rezultojnë të humbur.Mësohet se të afërmit e tyre kanë deklaruar se dy automjete dhe rrobat e gjetura pranë liqenit të Banjës janë të personave në fjalë.Gjithashtu bëhet me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur dy motoçikleta, rroba dhe 3 celularë. Policia e Gramshit dhe zjarrfikës po kontrollojnë aktualisht buzë liqenit.
Dyshohet se janë mbytur Arben Zogu 46 vjeç dhe dy djemtë e tij, 19-vjeçari Ruben dhe 14-vjeçari Esti Zogu.
Gjithashtu është mbytur edhe nipi i 46-vjeçarit, Melsi Zogu 20-vjeç,.