DVP Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori për shtetasin E. P., 18 vjeç, banues në Elbasan (sipas deklarimeve të familjarëve 18-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor), pasi gjatë natës, në qytetin e Gramshit, ka dëmtuar me mjet prerës, gomat e disa automjeteve të parkuara.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.