Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, ka konfirmuar se Granit Xhaka është në dyshim për përballjen e nesërme të Arsenalit kundër Manchester City. Mbrojtësi Saliba është gjithashtu jashtë dispozicionit të teknikut spanjoll.
Duke folur në një konferencë për shtyp përpara ndeshjes kundër City, Arteta u pyet për të rejat e ekipit. Ai tregoi se përveç Salibës, të gjithë të tjerët janë në formë, por hodhi dyshime për Granit Xhakën.
“Graniti ka qenë jashtë. Shpresojmë se ai do të jetë në gjendje të stërvitet sot, por ai është ende në dyshim. Pjesa tjetër e ekipit është në dispozicion.” Trajneri i “topçinjve” më vonë u pyet për Saliba dhe zbuloi se francezi nuk është rikuperuar nga dëmtimi i tij.
“Nuk ka pasur një përmirësim të vërtetë, për fat të keq për të, lështu që ne jemi ende duke pritur. Ne ende shpresojmë, por një javë tjetër ka kaluar dhe ai nuk ka qenë në gjendje të stërvitet me ekipin. Për momentin ne nuk e kemi atë. Ne po përgatisim ndeshjen pa të dhe ndoshta javës tjetër nuk do të jetë gjithashtu”, ka përfunduar Arteta.