Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur, orët e para të mëngjesit sot, në Greqi.
Një makinë që transportonte emigrantë të paligjshëm ka dalë nga rruga, e si pasojë kanë humbur jetën 7 persona, ndërsa 8 tjerë janë plagosur.
Aksidenti fatal ndodhi kur, mjeti që po transportonte pasagjerët u përplas në mbajtëset anësore në rrugën Egnatia.
Në vend ka shkuar njësia e zjarrfikësve për të hetuar ngjarjen. Të plagosurit janë marrë nga stacionet e EKAB-it dhe janë dërguar në spitalet e zonës.
Për momentin nuk bëhet i ditur identiteti i të viktimave, ndërsa policia vlerëson se bëhet fjalë për transport të paligjshëm të emigrantëve
Në raportin e XanthiNews.gr thuhet se makina drejtohej nga një moldav, i cili me shpejtësi të tepruar, tentoi të dilte ngrruga Egnatia, e si pasojë u përplas në barrierat anësore.