Përdorimi i vaksinës AstraZeneca për personat nën moshën 64-vjeç është aprovuar sot në Greqi.

Presidentja e Komitetit Kombëtar të Vaksinimit, Maria Teodoridou, tha se të gjitha të dhënat ekzistuese në lidhje me sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës së zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca u shqyrtuan në takimin e këtij organi, raporton agjencia e lajmeve ANA.

Bordi beson se vaksina e AstraZeneca ka rezultate të mira për sa i përket sigurisë dhe aftësisë për të krijuar imunitet dhe të jetë shumë efektive, shtoi ajo.

Zyrtari i lartë i shëndetit shtetëror Marios Themistocles tha se “ka një vendim të Bordit Kombëtar që i jep shtetit ‘dritën jeshile’ për të përdorur vaksinën AstraZeneca në të gjithë Greqinë.”

Vaksinimi me vaksinën britanike pritet të fillojë pas 12 shkurtit.

Top Channel

Previous article“Qeveria nuk ka shkop magjik”, Rama: Unë hyj tek të pakënaqurit, ka ende shumë për të bërë
Next article​Izraeli po teston një ilaç të ri për Covid-19