Kur na ndajnë pak ditë nga vjelja e qershive në Dvoran të Korçës, kultivuesit e mëdhenj ende nuk kane gjetur punëtorë. Kultivuesit thonë se ata paguajnë nga 2000-2500 lekë dita e punës, ndërsa në shtetin fqinj, Greqi, punëtorët e bujqesise paguhen deri në 80 euro dita. 

Mungesa e krahut te punes është problematike ne gjithe rajonin juglindor qe ndeshet me se shumti ne kete sezon kur punet e bujqesise jane te shumta, si ne mbjelljen e perimeve ashtu dhe ne vjeljen e frutave.

Sipas fermërëve, mungon rreth 50% e fuqisë punëtore, ndërsa prodhimet ashtu si dhe vitin e shkuar rrezikojnë të kalben në pemë.Report TV u interesua pranë Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, dega Korçë, mbi numrin e të punësuarve në bujqësi gjatë 3 viteve të fundit, por institucioni u përgjigj shkurt në email se nuk disponon informacion per punetoret e bujqesise. Ndërsa sipas Drejtorisë së Tatimeve në Korce numri i fermerëve me NIPT është rritur nga viti në vit. Nga 17 097 fermerë të regjistruar në 2023, sot janë 18 296 fermerë me NIPT aktiv.