Qeveria greke ka vendosur të pranoj brenda territorit të saj të gjithë personat e vaksinuar, pavarsisht nëse vaksina që kanë injektuar është aprovuar nga EMA apo jo.
Te gjithë qytetarët që kanë aplikuar dozat e vaksinave kineze dhe ruse do të mund të kalojnë pa problem në pikat kufitare drejt Greqisë.
Po diten e sotme Greqia mori dhe nje tjeter vendim qe prek drejtepersedrejti Shqiperine. Greqia njoftoi rritjen e kuotave të personave që do të kalojë drejt kufirit grek duke filluar nga data 15 Qershor.
Duke nisur nga kjo datë, numri i shtetasve shqiptarë që do të kalojnë drejt territorit grek do të shkojë deri në 1500 persona.