Greqia nuk gjen gjetësi nga tërmetet. Një tërmet i dyfishtë ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në Korinth.

Dy lëkundjet ishin rreth dy minuta larg njëra-tjetrës.

Tërmeti i parë, sipas Institutit Gjeodinamik, ka qenë me magnitudë 3.8 dhe i dyti 3.7 Rihter.

Thellësia fokale e tërmetit është llogaritur nga Instituti Gjeodinamik i Athinës në 5 km. Të mërkurën mbrëma, tre tërmete të njëpasnjëshme ndodhën, me një interval kohor prej 12 minutash nga i pari në të fundit, jashtë Korintit. Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti i parë është regjistruar në orën 20:42 dhe i fundit në orën 20:55.

Lëkundjet e para kanë qenë me magnitudë 2.5 ballë të shkallës Rihter, kanë pasur një thellësi fokale 12 km dhe epiqendër 6 km në lindje të Xylokastros. E dyta, sipas zgjidhjes së rishikuar gjeodinamike, ka ndodhur tre minuta më vonë se e para, në orën 20:45 dhe ka pasur magnitudë 1.9 ballë. Thellësia fokale është llogaritur në 12.7 km dhe vendndodhja 6 km në lindje në juglindje të Xylokastros.

Tërmeti i tretë ishte gjithashtu më i fuqishmi, me magnitudë 2.8 të shkallës Rihter, me një thellësi fokale prej 5 km dhe një vendndodhje 10 km në veri të Kiatos.