Gazment Koduzi, ekspert i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike, ka qenë i ftuar këtë të mërkurë në Fax News ku ka folur për situatën pandemike në vendin tonë.
Koduzi ka vlerësuar sit ë vetmin vendim të saktë të Komitetit Teknik të Ekspertëve, atë të heqjes së maskës në ambientet e hapura. Ai shtoi se e ka kundërshtuar gjithmonë mbajtjen e maskës në ambient të hapur.
“Nëse ka një vendim të saktë që Komiteti Teknik ka marrë ka qenë heqja e maskave në ambiente të jashmte. I vetmi vendim i saktë. Unë e kam kritikuar vendosjen e maskës në ambiente të jashmte. Sot që flasim Shqipëria ka arritur imunitetin e tufës”, tha ai.
Duke folur për vendimin e Greqisë që nuk lejon kalimin e qytetarëve shqiptare në territorin e saj në një kohë kur BE e ka klasifikuar Shqipërinë si vend të sigurtë, Koduzi e gjen fajin vetëm te Kryeministri Rama.
“De facto, Greqia ka kthyer vizat në thonjëza ndaj qytetarëve shqiptare. Bazuar në shifrat që jep qeveria sot, pyetja është pse. Duhet të shikojmë se Shqipëria e Edi Ramës është në izolim politik nga BE. Dy javë para zgjedhjeve Edi Rama mori vendim të mos lejonte shqiptarët nga Maqedonia dhe Greqia. Është izolim politik ndaj qytetarëve shqiptarë për shkak të Edi Ramës. Nëse BE ka vendosur 75 raste për 100 mijë banorë. Shqipëria e ka 9.2 raste për 100 mijë banorë. Në këtë situatë që jemi kemi një shumë ccmim të shtrenjtë për njerëzit, humbje jetësh dhe humbje parash. Kemi vetëm në fillim të 2021 mbi 3500 vdekje shtesë. E dyta kemi miliona euro të paguara nga qytetarët shqiptarë. Ne kemi arritur imunitetin e tufës për shkaqe natyrale. 11% e popullatës tërësisht e imunizuar. Për të arritur imunitetin e popullatës duhet mbi 70% të imunizuar”,nënvizoi Koduzi.
Koduzi u ndal dhe te shpopullimi i vendit. Ai akuzoi qeverinë Rama për gjenocid gjatë dy mandateve. Sipas atij, një nga arsyet përse shqiptarët kanë braktisur vendin në masë për shkak të keqqeverisjes së Ramës.
“Në Shqipëri ka ndodhur një genocide nga qeveria Rama gjatë dy mandateve. Një nga arsyet e rrudhjes së popullsisë është largimi i qytetatërve të cilët janë larguar për shkak të keqqeverisjes. Shumë prej qytetatrëve kanë marrë borxhe, knë shitur shtëpi për tu kuruar nga Covid”, u shpreh Koduzi.
Fax web