Në rast se Greqia do të vërë veton për Shqipërinë për rrugën e saj drejt Bashkimit Europian, për kryeministrin Edi Rama, nuk është një arsye se përse ai do duhet të mërzitet. Madje, ai thekson se do të kthehet nga Brukseli edhe më krenar dhe më i motivuar për të vazhduar përpara punën, përtej asaj që e konsideron absurditet në rast se do të ndodh.
Në rast se kjo ndodh, nuk do kthehem nga Bruskeli i mërzitur, por më krenar për Shqipërinë edhe më i motivuar për të vazhduar bashkë punët e shtëpisë sonë, edhe më i bindur se një absurditet i tillë nuk do e vonojë asnjë ditë procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, madje edhe i rivendosur për ta përshpejtuar këtë proces, për ta bërë gati Shqipërinë për BE edhe më parë se BE të jetë Shqipërinë”, tha Rama.
Ai u shpreh se nuk ndryshon qëndrim për çështjen Beleri, sepse është i sigurt që Shqipëria ka të drejtë.
“Unë nuk do të pranoj deri në 13 dhjetor se fqinjët tanë do t’i vënën tapën e vetos shishes së hapur me aq shumë përkushtim, punë e profesionalizëm, nga një skuadër prej më shumë se 1000 vetash. Në gjithë sistemin e shtetit tonë, që kanë përfaqësuar me dinjitet Shqipërinë në tryezat e dialogut, për skanimin e gjendjes së vendit dhe duke provuar me fakte gadishmërinë ë Shqipërisë për të vazhduar me dukje negociatat”, përfundoi kreu i qeverisë.