Na keni respektuar që ngrini zërin tonë – tha njeri nga punonjësit e inceneratorit të Fierit, që është hedhur sot bashkë me kolegët në një protestë ku kërkojnë të paguhet për katër muaj e fundit, që nuk ua kanë dhënë. – Kemi gati 5 muaj që nuk marrim pagat.  Nuk është e nevojshme të na vijnë sot këtu, as qeveria, askush, se Edi Rama i ka bërë të gjitha online. Të shtypë butonin dhe të na japë paratë, se Zoti i kësaj pune është ai.

Shiheni tabelën atje, çfarë lexon. Unë jam prej 6 vitesh roje këtu, kemi lënë kockat këtu, të gjithë ne kemi punuar. Të na japin paratë, lekët tona po kërkojmë. Kemi kredi nëpër banka, fëmijë nëpër shkolla, nuk kemi ku t’i gjejmë paratë. Është e qartë se kush Zoti këtu, shiko tabelën. Është shteti! I merr nga një xhep, i çon në xhepin tjetër! Ndërrohen administratorët?! Ç’na duhet ne! Le të na japin paratë, të na japin gjakun tonë, djersën tonë”.

Një tjetër punonjës tha për mediat: 

Kemi qira, ujë , drita për të paguar. Vijnë tek porta dhe na kërkojmë lekët e ujit dhe të dritave.   Çmimet janë ngritur të gjitha, ka shkuar një kg vaj, 4-mijë lekë. Ne do të rrimë këtu tek porta, le të presin makinat derisa të na zgjidhet kjo çështje që ne kemi. Ta zgjidhë, të bëjë ç’të dojë shteti.”