
Një video e postuar së fundmi ka bërë xhiron e rrjetit. Bëhet fjalë për një komunikim të bërë mes Eglit dhe grimierit që po e rregullonte pak para Prime-t të djeshëm.
Papritmas grimieri dëgjohet teksa i thotë banores: Të kam marrë inat.
Kjo e fundit e habitur e pyeti se pse, ai ia ktheu: Po kur ishe jashtë nuk u kujtove fare për mua.
Pastaj banorja i kundërpërgjigjet: Jo e ke gabim, ne kemi folur në telefon bashkë.
Teksa Egli vazhdon t’i shpjegojë atij se kur ishte jashtë nuk ka dalë nga shtëpia por ka takuar vetëm personat që i kanë vajtur në banesë, këtu dëgjohet produksioni që I tërheq vëmendjen: Egli kujdes mikrofonin.
Mirëpo kujtojmë se Egli pas daljes nga “BBVA4” u fotografua nga paparazzit në jug nën shoqërimin e një mikeshe të saj.
