Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve po vazhdon hetimin epidemiologjik në lidhje me rastin e gripit të shpendëve.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se kemi të bëjmë me një rast të izoluar vetëm në subjektin Reas.

Ndërkohë Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural pritet të përcaktoje vendin për asgjësimin e shpendëve të ngordhura.

Nga ana tjetër Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po monitoron tregjet nëse ka produkt nga kjo kompani.