
Brenda një muaji gripi i shpendëve ka shuar disa kapanone me pula të fermave që ka prekur. Sipas shifrave zyrtare nga Ministria e Bujqësisë deri më tani kanë ngordhur mbi 427 mijë pula në dy kompanitë “Rea’s” dhe “AIBA”, të prekura nga influenca aviare H5N1.
Janë 148,802 shpendë të ngordhur nga ferma Rea’s dhe 278,278 pula të ngordhur në fermën AIBA. Ministria e Bujqësisë thotë se asgjësimi i tyre është bërë përmes procesit të djegies pranë një kompanie, por pa dhënë më tepër detaje mbi emrin e saj.
Gjithashtu deri më tani janë asgjësuar mbi 975 mijë vezë të kontaminuara (561.180 kokrra veze tek Rea’s dhe 413.880 kokrra veze AIBA), pasi ndodheshin në kapanonet ku u infektuan shpendët.
Situata me gripin e shpendëve është reflektuar menjëherë në treg, pasi është shtrenjtuar direkt çmimi i vezëve, nga 20-22 lekë kokrra në fillim të muajit, në 30 lekë aktualisht.
Vatra e parë me gripin e shpendëve u njoftua nga Ministria e Bujqësisë më 3 mars tek ferma Rea’s në Rrashbull të Durrësit, dhe më 13 mars u infektua edhe ferma e AIBA-s në pronësi të kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, vëllait të deputetit Agron Duka.
GRIPI I SHPENDËVE
Ferma Rea’s 148,802 pula të ngordhura
Ferma Rea’s 561.180 vezë të asgjësuara
Ferma AIBA 413.880 vezë të asgjësuara
Ferma AIBA 278,278 pula të ngordhura/shqiptarja
