Ulja e ndjeshme e temperatuarave ka rritur përhapjen e virozave tek qytetarët elbasanas, numri i të cilëve është duke u rritur dita ditës pranë shërbimit të urgjencës për të marrë mjekim të specializuar. Simptomat karakteristike të viroza janë duke u shoqëruar me shqetësime gastrointestinale. Sipas mjekut, qytetarët paraqiten në spital me temperaturë të lartë, rrufë,vështirësi në frymarrje ndërsa rastet e komplikuara bluzat e bardha i kanë hospitalizuar.Numri i paraqitjeve ditore arrin deri në 200.
