Prej disa ditësh në fshatin Çestie të Belshit është hapur një grop karstike e cila ka bllokuar rrugën e fshatit ku kalojnë banorët. Gropa është e thellë rreth 15 – 20 metra dhe është kthyer në rrezik pasi nuk dihet nëse do të vazhdojë hapjen kjo gropë.

Studiuesi Shefqet Hysa pasi u njoh me problemin ai shpjegon se ky është një fenomen natyror i cili ndodh zakonisht në zonën e Dumresë ku vite më parë një grop e till u hap pranë spitalit të Belshit por dhe para një jave një gropë e tillë u hap dhe në një tokë por ka qënë e vogël krahasuar me këtë që ka bllokuar banorët e kësaj zone.

Zona e Dumresë është me tokë gëlqerore dhe herë pas here pëson ulje në vëndet kur çahet shtresa gëlqerore. Studiuesi shpjegon se nga ky fenomen janë krijuar dhe disa liqene në Belsh.

Banorët e zonës shprehen të frikësuar nga ky fenomen pasi rrezikon dhe banesat e tyre përpos kësaj banorët kanë hapur oborret e njeri tjetrit për të kaluar pasi rruga është bllokuar dhe e pa kalueshme për mjetet dhe këmbësorët dhe kërkojnë nga institucionet të ndërhyhet.

Përbërja e tokës së Dumresë nga gëlqerorë sjell këtë fenomen natyror i cili është mjaft i rrezikshëm pasi nuk dihet se ku dhe kur do hapet një grop karstike ku mund të rrezikojë dhe banesa apo dhe jetë njerëzish.