Në spitalin Covid, është bërë e mundur sjellja në jetë e një foshnje, më 13 mars. Mësohet se nëna 19-vjeçare e infektuar me koronavirus ishte e shtruar tek “Shefqet Ndroqi.”, dhe fatmirësisht gjendja e saj dhe e fëmijës së saj është shumë e mirë.Manuela Hemollari, ka Pneumoni Bilaterale, por me ndihmën e spitalit “Koço Gliozheni” lindja shkoi shumë mirë
E reja prej 10 ditësh trajtohej në shtëpi, por gjendja e saj nisi të rëndohej, Manuela u shtrua tek “Shefqet Ndroqi”, më 9 mars.
Duke qenë se situata klinike po rëndohej dhe jeta e saj e fëmijës po vihej në rrezik, u bë edhe lindja në sallat operatore të spitalit “ Shefqet Ndroqi.”
“Ardhja në jetë e Noelit është një gëzim për të gjithë ne, një ogur i mbarë shprese se jeta do të triumfojë! Urojmë që lajme të tilla të bukura t’i ndajmë çdo ditë me ju,” shprehen mjekët.