Dy ditë më parë, në Kamzë të Tiranës u gjet e vetëvarur 55 vjeçarja, Shahe Lika, vdekja e së cilës nga burri i saj u lajmërua si natyrale.
Shefqet Lika njoftoi familjarët duke u thënë këtyre të fundit, se e ndjera kishte ndërruar jetë në mënyrë natyrale. Por verifikimet e policisë treguan të kundërtën, prandaj 56 vjeçari u vu në pranga ditën e djeshme.
Pas deklaratës së pavërtetë, Shefqet Lika tashmë është nën akuzën e dy veprave penale, “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.