Është zbardhur dëshmia e Xhemal Lokës, bashkëshorti i 41 vjeçares Bedrie Loka që vrau veten duke pirë fotoksinë në Durrës.

Pas marrjes në pyetje në polici, ao ka mbajtur qëndrim mohues për sa i përket shtyrjes drejt vetëvrasjes së bashkëshortes së tij. Loka ka deklaruar se gruaja ka vrarë veten pikërisht për bullizimin në Tik Tok. Sakaq, ai ka thënë se nuk e ka kërcënuar gruan se do e vrasë, dhe se nuk kishte arsye.

“E kam grua dhe nuk doja të vetëvritej”, u shpreh Loka. Sa i përket sherreve, ai ka deklaruar se kanë qenë sherre familjare siç i ka çdo familje. Ndërkohë policia ka edhe videomesazhet që Xhemal Loka i conte gruas së tij duke e kërcënuar. Para këtij fakti ai ka heshtur, duke thënë që janë gjëra familjare./abcnews.al