Grupimi i Enkelejd Alibeajt dorëzoi këtë të hënë në KQZ, kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e 14 Majit. Kërkesa u dërgua nga përfaqësuesi ligjor i kësaj pale në KQZ, Indrit Sefa.

Kujtojmë që dita e sotme është afati i fundit për regjistrimin e subjekteve politike pranë KQZ-së. Deri më tani kërkesën e kanë dërguar 34 parti politike.

Ndërkohë sa i përket grupimit që mbështet Berishën mbrëmjen e djeshme pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar u depozitua kërkesa për t’u regjistruar për zgjedhjet. Aty u vendos që në zgjedhjet lokale të shkohet me koalicion.

Siç raportoi më herët gazetari Enkel Xhangoli pastaj ngelet në dorë të KQZ se kë prej grupeve brenda PD-së do të njohë si forcën kryesore opozitare dhe më pas për të vijuar dhe me procedurat e tjera.

Kujtojmë që të premten, Gjykata e Apelit vendosi që të kthejë për gjykim çështjen për vulën dhe logon e Partisë Demokratike./tvklan.al