
Ushtria sudaneze ka marrë kontrollin e plotë të Pallatit Presidencial në Khartoum të premten, thanë televizionet shtetërore në Sudan dhe burime ushtarake, në një nga përparimet më të rëndësishme në një konflikt dyvjeçar që kërcënon të përçajë vendin.
Konflikti aktual në Sudan shpërtheu në prill 2023 kur një luftë për pushtet midis udhëheqësve të ushtrisë dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) u shndërrua në luftime të hapura në Khartoum dhe qytete të tjera.
Një oficer ushtarak sudanez i veshur me uniformën e kapitenit bëri njoftimin në rrjete sociale përmes një video dhe konfirmoi se trupat kishin hyrë brenda pallatit presidencial.
Nga videot pallati duket pjesërisht i rrënuar. “Zoti është më i madhi!”, dëgjohen teksa thonë ushtarët që hynë në pallat.about:blank
