Një ngjarje e shëmtuar është shënuar në Los Anxhelos të SHBA-ve.
Mediat e huaja kanë publikuar pamjet, ku shihen dy gra, duke dhunuar brutalisht një të pastrehë. Sipas “Daily Mail”, gratë kanë pretenduar se i pastrehu i ka ngacmuar seksualisht dhe sulmi ndaj tij, sipas tyre, ka ndodhur për këtë arsye.
Burri i pastrehë akuzohet nga vendasit se konsumon drogë. Sipas videos, dy gratë e goditën me grushte dhe i shkulën flokët burrit të pastrehë, ndërsa kalimtarët nuk i kushtuan vëmendje incidentit.
Nga ana tjetër, burri ulet në tokë në pamundësi për të reaguar. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.