Një sherr masiv mes disa të rinjëve ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në ambientet e brendshme të një prej club-eve më të njohur në jug të vendit.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga FaxNews, disa të rinjë qëlllohen me shishe, grushte dhe gota me njëri tjetrin brenda ‘Orange Club’ në Sarandë.

Pjesa tjetër e personave të pranishëm shihen të panikosur teksa nxitojnë të dalin jashtë ambienteve të lokalit nga frika e agravimit të situatës.

Kujtojmë se vetëm disa javë më parë vetë pronari i Club Orange, Spiro Iljadhi, u qëllua me armë në ambientet e jashtme të lokalit të tij duke u plagosur rëndë.

Iljadhi u plagos nga tre persona pas një sherri të nisur në ambientet e brendshme të club-it.