Pasi mbylli protestën e tij, Sali Berisha hodhi akuza ndaj qeverisë, duke thënë se ata kanë organizuar sulmin fizik ndaj tij.

Berisha ka falënderuar protestuesit, ndërsa i ka ftuar të vazhdojnë betejën e nisur sipas tij kundër Edi Ramës.

Për Berishën kjo ishte protesta e jetë, që sipas tij do të shkruhet me germa të arta.

“Regjimi i shëmtuar bëri gjithçka që protesta jonë të mos zhvillohej, kaloj edhe në një akt që dëshmoi karakterin për një krimineli si Edi Rama. Ai që e organizoi zgjodhën një person që mund të bëjë çdo gjë. E panë si një masë të fundit pasi ju panë juve protestues. Këtë protestë historia do ta shkruaj me germa të arta. Kjo e sotmja ka qenë kryeprotesta e jetës. Nuk ka forcë në botë që të na ndalojë.” tha Berisha.

/abcnews.al/