“Fituam 3-0, po sigurisht por nëse do të flasësh vetëm për rezultatin unë po them mirupafshim dhe po iki. Nëse flasim se si ishte ndeshja, në një pjesë të saj ishin më mirë se ne. Ne vuajtëm që të ndalnim ata në pozicione që duhej, por përpjekja e ekipit ishte e jashtëzakonshme”.

Është ky fillimi i intervistës së Pep Guardiolës pas suksesit ndaj Bayern Munchen. Përherë origjinal në qëndrimet e tij publike por edhe trajner me eksoeriencë të madhe. Tekniku katalanas e di shumë mirë se Champions është një kompeticion i paparashikueshëm dhe këtë e ka provuar në kurriz sezonin e kaluar me Real Madrid.   

“Ndeshje e vështirë. Jam shumë i impresionuar nga cilësia e Bajernit, kur i sheh në fushë e kupton se sa skuadër e fortë janë. Në një pjesë të lojës ishin më mirë se ne, na sulmuan me shpejtësinë e lojtarëve që kanë. Janë të vështirë për t’i kontrolluar por fatmirësisht shënuam një gol fantastik me Rodrin. Në fundin e ndeshjes ishim të shkëlqyer. Është një rezultat i mirë, por unë e di personalisht se si është të luash në Mynih dhe këta lojtarë kundërshtarë”.