Borussia Dortmund është fituese e kupës së Gjermanisë në futboll, pasi që sonte në finale mposhti Leipzigun me rezultat 4:1.
Borussia kaloi në epërsi në minutën e pestë kur Sancho shënoi. Sigurisht, Erling Haaland gjithashtu duhej të linte gjurmët e tij në këtë finale, duke shënuar për 2: 0 në minutën 28. Në kompensimin e gjyqtarit në pjesën e parë, Sancho shënoi për 3:0, pas asistimit të Reus.
Leipzig u hodh në sulm në një përpjekje për ta bërë ndeshjen interesante. Ata gjithashtu goditën shtyllën, dhe arritën në gol në minutën e 71-të, kur Dani Olmo shënoi gol nga distanca prej 16 metrave.
Në fund të ndeshjes, Haaland i pabesueshëm shënoi golin e tij të dytë në këtë ndeshje dhe të katërtin për skuadrën e tij. Kjo është hera e pestë që Borussia Dortmund fiton Kupën e Gjermanisë në futboll.