Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme publiku pati mundësinë që të votonte për banorin e preferuar. Arjola u habit që u zgjodh si më e preferuara për momentin dhe meritat ia la vajzës së saj të vogël, e cila hyri mbrëmë në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë për ta surprizuar atë.

Dhe si më e preferuara, aktorja e njohur kishte edhe një detyrë. Ajo duhej që të zgjidhte personin e parë që donte ta shpëtonte nga nomimini dhe kështu me radhë pastaj zinxhir.

E vënë në vështirësi, Arjola u mendua se kë emër të thoshte e më pas tha Monika Lubonjën. Kjo e fundit zgjodhi të shpëtonte Beatrix Ramosajn, e cila më pas i habiti të gjithë me zgjedhjen e saj.

Këngëtarja e njohur tha emrin e modeles bukuroshe, Beniada Nishani. Kur u pyet se pse shpëtoi Benin, ajo u shpreh se i ka qëndruar këto ditë që nuk është ndjerë mirë shumë pranë.

Beatrix shtoi se nuk tha emrin e Donald Veshajt, pasi ai është i fortë dhe nuk rrezikon që të largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Por aktori i humorit i shpëtoi nominimit pasi e shpëtoi Beniada.

Ndërkohë 3 banorët e fundit që nuk iu përmend emrin shkuan në televotim dhe ata janë, Iliri, Meridiani dhe Antonela.