Në grabitjen e armatosur rreth orës 22:30 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë humbi jetën një burrë rreth 70 vjeç.Shitësi i dyqanit, i cili dyshohet se vdiq rrugës për në spital quhej Ali Maloku dhe mbante familjen me këtë dyqan ku mbeti i vrarë.
Maloku në shitore punonte së bashku me gruan e tij, pasi nuk kishte fëmijë dhe jetonte vetëm me bashkëshorten, e cila e pa vrasjen e burrit në vendngjarje.