Kamerat e sigurisë pranë një stacioni treni në Britani të Madhe, kanë fiksuar momentin, kur një makinë luksoze, tip “Range Rover” është përplasur me një tren të shpejtësisë së madhe.
Sipas mediave britanike, treni ishte duke lëvizur me një shpejtësi prej 200 km/h, teksa makina luksoze, e cila thuhet se ishte e vjedhur është përplasur me të.
Për fat të mirë, askush nuk ka mbetur i lënduar nga incidenti, që në dukje duket tepër i rëndë, ndërsa policia është vendosur në kërkim të shoferit, që pas ngjarjes, është larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.
fax web