Një shtëpi në rrugën “Ali Dula” në Hajvali ka qenë cak i hajnave mëngjesin e së shtunës.

Policia ka njoftuar se tre ankuesit kosovarë, kanë raportuar se hajnat kanë hyrë në shtëpinë e tyre dhe kanë vjedhur para e gjësende tjera.

“Tre ankuesit kosovarë kanë raportuar se të dyshuar të panjohur në shtëpinë e tyre kanë vjedhur para dhe gjësende tjera. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse”, ka njoftuar policia.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. /Telegrafi/