Sapo përdoruesit kërkonin për GTA V, Dota 2, Apex Legends, Minecraft, Smite, Overwatch, Dead by Daylight, Final Fantasy XIV në platformën nën pronësinë e Amazon, ato “përshëndeteshin” nga një fotografi e Jeff Bezos. Me sa duket hakerat kanë zëvëndësuar shumë nga imazhet e background të këtyre lojërave me një nga fotot më qesharake të Bezos që ato mund të gjenin.

E gjitha kjo filloi ditën e martë, ku dikush në 4Chan publikoi një torrent link të mbi 125GB source code, dokumenteve API, mjeteve të brendshme dhe projekteve të papublikuara që i përkiste Twitch. Qëllimi i këtij publikimi ishte të shtonte konkurencën në platformë, mirëpo shume njerëz u tërhoqën nga shifrat marramendëse që streamers-at më të famshëm në platformë paguheshin.

Twitch është duke e investiguar këtë incident dhe konfirmoi se një malware i jashtëm ka aktivizuar një error në konfigurimin e serverave, dhe se informacionet sensitive si informacionet e kartës së kreditit nuk janë ekspozuar. Megjithatë disa ish-punonjës të kompanisë tregojnë se situate është shumë më e ndërlikuar se nga ç’paraqet Twitch.