Hakera e “Homeland Justice” kanë publikuar një material prej 640 mb të cilat pretendojnë se janë “email-et” të kryeministrit Edi Rama.
Në faqen e internetit https://homelandjustice.ru/ hakerat kanë ngarkuar dhjetra materiale që kanë ardhur në adresën e kreut të qeverisë, madje edhe ato që janë fshirë nga inbox.
Para disa ditësh ata kishin hapur një sondazh ku pyesnin qytetarët për materialet që donin të shihnin.
Në materialin e publikuar nga hakerat ka përmbajtje të ndryshme nga emailet zyrtare në informacione më kofidenciale. /abcnews.al/


